Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ka “shqetësim të madh” se Kina mund t’i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për të ndihmuar pushtimin e saj në Ukrainë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti amerikan Joe Biden do të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në bisedën e tij me presidentin kinez Xi Jinping nesër, shkruan Sky News.
Ajo tha se dështimi i Kinës për të denoncuar Rusinë “flet shumë”.
Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë asnjë hezitim për të vendosur “kosto” ndaj Pekinit nëse vendi vazhdon të mbrojë veprimet e Putinit./Botapress.info