Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Vulinit. Ajo e ka quatur lajm të mirë pë rajonin duke shtuar se kjo e dëshmon se Amerika dëshmon zero tolerancë për fashizmin.
“Futja në Listen e zezë nga ShBA e shefit të inteligjences serbe (BIA) Aleksandar Vulin, është lajm i mirë për rajonin, sepse, sëpari Amerika dëshmon zero tolerancë për fashizmin dhe sëdyti, e ndëshkon shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri të Kosovës dhe inkursorin e ndikimit rus”.
Tutje Halimi ka thënë se lidhjet e Kosovës me ShBA janë ekzistenciale, prandaj çfarëdo shmangie e koordinimit me aleatin dhe mikun e madh dhe secila përplasje me të, është rënie e lidershipit kosovar në kurthin serb.
Postimi i plotë i Sibel Halimit: