Ukraina pritet të jetë në luftë edhe gjatë gjatë kushteve të vështira të dimrit në përpjekje për të rimarrë më shumë territor nga Rusia, ka thënë sekretari i Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin.
Analistët ushtarakë po e vëzhgojnë situatën për të parë nëse luftimet do të qetësohen gjatë dimrit të ashpër të Ukrainës, duke i dhënë potencialisht një mundësi trupave në të dyja anët e konfliktit që të rivendosen pas muajsh luftimesh brutale që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
Austin tha se pret që Kievi të bëjë çfarë të mundet që të shtyjë përpara rimarrjen e territorit të okupuar nga forcat ruse në javët e fundit, raportoi Reuters.
“Pres që Ukraina të vazhdojë të bëjë gjithçka përgjatë dimrit që të rimarrë territorin e saj dhe të jetë efektive në luftë”, tha ai.
“Ne do të sigurohemi që ata të kenë çfarë u nevojitet për të qenë efektivë”.
Ndërkaq, për rusët Austin tha se ata janë të izoluar dhe të vetëm.