Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar zyrtarisht 50 Automjete të Blinduara të Sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit të Artikujve të Mbrojtjes së Tepërt.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane thuhet se këto automjete të avancuara do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për rritjen e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe funksionalitetit operativ.
“Kosova, duke shfrytëzuar burimet e saj mbrojtëse, do t’i sjellë këto mjete në aftësinë e plotë operacionale. Ky është një tjetër hap domethënës në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së dhe përforcimin e sigurisë së të dy kombeve tona,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Ky donacion është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për sigurinë dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e