Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën europiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
KFOR në njoftimin tha se takimi mes tyre shërbeu edhe si “një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.
Ndërkaq, KFOR tha se zyrtari i lartë amerikan ka “riafirmuar angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Europian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



Të tjera
Aktuale
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë
Të shtëna me armë janë raportuar
Aktuale
Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa
Aktuale
Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir