SHBA bën reagimin e menjëhershëm për vrasjen e gazetarit: Rusia do të …

Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud është vrarë gjatë raportimeve në Ukrainë. Ai është fitues i çmimit “Pulitser” në gazetari.

“Rusia do të vuajë pasoja të rënda për atë që po bën”,-tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jack Sullivan, i intervistuar nga CNN menjëherë pas përhapjes së lajmit për një video operator amerikan të vrarë në Ukrainë.

Gazetari Brent Renaud

Po ashtu Sullivan shpjegoi se ai do të kontrollojë lajmet me aleatët. “Ne do ta ndjekim qartë këtë zhvillim të fundit me shumë kujdes dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”./Botapress.info/

ngjashme