Analisti politik Azdren Shala ka thënë se Glauk Konjufca është njeri më i keq se Albin Kurti, kryeministri në detyrë.
Në Klan Kosova, ai ka pohuar se Konjufca është propozimi më ofendues për qytetarët e vendit, i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Glauku është një plastelinë, është njeriu më i keq në Lëvizjen Vetëvendosje, është personi më i lig. Glauku pranon të jetë mjeti multifunksional i Albin Kurtit, do të thotë që përdoret si i duhet atij. Kur është fjala për agresivitet ndaj partive të tjera, e kemi parë duke e përdorur. Iu kujtohet gjatë pandemisë për të gjithë, kur ishte rrëzuar Qeveria Kurti dhe kur diskutohej për një koalicion tjetër, Konjufca thoshte: ‘Ne kemi fituar me 51% dhe nuk kemi marrë këta në koalicion’”.
“Kush po të thotë që keni me ardhë? Me një farë mllefi dhe zelli të servilitetit karshi liderit suprem. Kur duhet bërë i butë. Prandaj, për mua zgjedhja më e keqe është ajo e Glauk Konjufcës dhe ofendimi më i madh për Republikën e Kosovës”, ka thënë Shala.



Të tjera
Lajme Opinione
Meliza Haradinaj: VV e PSD në sinkron po e sulmojnë Osmanin për kalkulime politike
Meliza Haradinaj, ka thënë se ka
Lajme
Dhoma e Tregtisë: Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar