I futari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, ka qenë gazetari e shkrimtari, Shaip Grabovci, i cili është pyetur për qendrimet e tij për disa çështje historike e kombëtare.
Ai ndër të tjera ka folur për jetën që zhvillohej në Kosovë gjatë viteve ’90-ta, kur populli po udhëheqej nga Lidhja Demokratike në krye me Ibrahim Rugovën. Grabovci tha se atë kohë tek të gjithë njerëzit e ndjeje që në brendësin e tyre kishe Lëvizje kombëtare dhe të cilët ishin në gjendje të vdisnin për çështje kombëtare.
Po ashtu, Grabovci tha se gjatë asaj periudhe në popull ka pasë një mobilizim shumë të madh, periudh kjo e cila kishte ndryshuar shumë çështje në Kosovë, deri te çështja e besimit.
“E kemi pas frikë mos po spiunon kush. Nuk kemi guxuar të shprehemi as ndaj shkoëve se mos po më spiunon. Kur u bë ’90-shi më nuk kishte ‘mos po me spiunon’, 99% ishin patriota, u hoqë”, tha ai.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=0-iWJrk1lBg&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=27Q_SS7z72g&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI