I ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka qenë gazetari dhe shkrimtari, Shaip Grabovci me të cilin janë trajtuar disa nga çështjet e perudhës para çlirimit të Kosovës.
Në mesin e këtyre çështjeve bënte pjesë edhe figura e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi. Grabovci tha se në momentin kur ishte arrestuar Demaçi pavarsisht që nuk guxonin as emrin t’ia përmendnin, dashuria e popullit për këtë figurë nuk mungonte.
“Unë e di në normale kur e burgosën Adem Demaçin, ne nuk guxonim t’ia përmendim emrin, mirëpo të gjithë ishim me zemër kah Ademi. Ademi nuk ka qenë sikurse Rugova, kanë pas dallime në qasje të luftës për çlirim. Ademi tek më vonë është bërë si Rugova”, tha ai.
Gjithashtu, Grabovci shtoi se Adem Demaçi ka qenë rezultat i kohës së tij, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar, duke shtuar edhe se ‘Ai na ka mbajtë gjallë’.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=BP7Genpr4jU&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=27Q_SS7z72g&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI