• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Serwer: Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtimin rus

nga Bota Press
14 Dhjetor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë zgjedhur përfundimisht Brukselin në vend të Moskës, derisa Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtimin rus.

“Serbia refuzoi përsëri të rreshtohej me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, lidershipi i saj denoncoi liderët shqiptarë dhe serbët e Kosovës të gatshëm të merrnin pjesë në qeverinë e saj në terma raciste, miqtë e Beogradit shkatërruan një zyrë përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në pjesën me shumicë serbe në Kosovë”, tha Serwer gjatë një diskutimi në Këshillin e Atlantikut.

LEXO EDHE KETE

Tre hapat që duhet t’i bëjë Kosova për t’u anëtarësuar në BE

“Tani është skena e një përplasjeje të rrezikshme midis aleatëve gangsterë të Serbisë dhe forcave speciale të policisë së Kosovës”.

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar që trupat serbe të kthehen në Kosovë, derisa ka shtuar se “kjo do të shkaktonte dhunë serioze, pasi sipas tij, miqtë e Vuçiç-it në Moskë janë të kënaqur”.

Serweri shtoi se amerikanët nuk e kanë përshtatur politikën e tyre duke marrë parasysh realitetin aktual.

“Serbia tani për tani është e humbur për Perëndimin. Beogradi nuk po e ndjek realisht anëtarësimin në BE, të cilin Vuçiç e konsideron si shumë të largët. Në vend të kësaj, ai po ndjek “botën serbe”, një përpjekje për të vënë nën kontrollin e Beogradit popullsinë serbe në vendet fqinje”.

Madje sipas, Serwer, këtë ia ka dalë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Asnjë nga këto vende nuk do të jetë në gjendje të ndjekin ëndrrat e tyre për anëtarësim në BE, për sa kohë që Beogradi përdor qytetarët serbë për t’i bërë shtetet jofunksionale”. /Botapress.info/

Tags: rusiSerbiSerwer

Të ngjashme

Lajme

Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Banorët për nominimin: Do dalë Olta!

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”
  • Banorët për nominimin: Do dalë Olta!
  • Flet Ramiz Kelmendi: Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në depo, dëmi është 35 milionë euro
  • Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë
  • Kosova merr një pikë në Tel Aviv, barazon 1 me 1 me Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.