Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurori Alan Tieger, tha të hënën në Hagë se mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si më qëllime të mira dhe me motive që nuk ishin ndryshe prej mijëra njerëzve që iu bashkuan UÇK-së.
“Në një formë apo tjetër, mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira, që nuk kishin pushtet, me motivime që nuk ishin të ndryshme nga mijëra e mijëra njerëz që iu bashkuan UÇK-së”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Prokurori tha se kjo është një përpjekje për të shmangur rolet e tyre të vërteta që kanë pasur.
“Është përpjekje për t’iu shmangur roleve të tyre të vërteta, si pionier, si themelues, si anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm, role që ata i kanë pranuar në mënyrë të përsëritur, apo role që pasqyrohen në shumë takime ku kanë diskutuar historinë e UÇK-së”, tha Tieger.
Prokurori tha se të akuzuarit nuk i pranojnë këto veprime sepse ato pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët.
“Ata u shmangen këtyre roleve, nuk i pranojnë ato sepse veprimet e tyre në këto role duke përdorur autoritetin e tyre të kombinuar si dhe përpjekjet individuale pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij. Ata që besojnë në kauzën e tyre dhe aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për ta arritur ata, ata kanë pretenduar që kanë të drejtë të merreshin në mënyrë të pamëshirshme me ata që konsideroheshin që pengonin arritjen e kësaj”, tha prokurori.
Ndryshe, parashtrimet e prokurorit erdhën pas pyetjeve të trupit gjykues të cilat i përfunduan para pushimit të drekës.



Të tjera
Aktuale
Buzhala e Rexhaj sërish përballë, e nisin emisionin me ironi
Një incident kishte ndodhur në studion
Aktuale
Zbulohet domethënia e “NEWBORNIT” për 18 vjetorin e pavarësisë
New Born”, simboli artistik i pavarësisë
Aktuale
Deputeti i VV-së: Paga e 13 pritet të dalë në fund të marsit
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes