Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën penale të fajdesë.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se gjatë këtij veprimi janë realizuar bastisje në një objekt banimi dhe në objekte përcjellëse, në kërkim të disa personave që dyshohet se janë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të një rasti konkret hetimor, ndërsa gjatë bastisjeve janë kërkuar prova materiale që mund të ndërlidhen me veprën penale të fajdesë.
Autoritetet pritet të dalin me detaje shtesë pasi të përfundojnë veprimet policore dhe hetimore lidhur me këtë rast.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në