Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet në Detin e Kuq të përdorura nga Marina Amerikane do të konsiderohen “objektiva të mundshëm” – duke shënuar kërcënimin e parë të qartë të Teheranit kundër pranisë së ushtrisë amerikane në këtë rrugë detare kritike.
“Prania e aeroplanmbajtëses amerikane Gerald R. Ford në Detin e Kuq konsiderohet një kërcënim për Iranin”, ka deklaruar komanda e bashkuar ushtarake e Iranit, shkruan CNN.
“Prandaj, qendrat logjistike dhe të shërbimit që mbështesin grupin detar të përmendur në Detin e Kuq do të konsiderohen si objektiva të mundshme nga forcat e armatosura të Iranit”, shtoi ajo.
Ndryshe, Deti i Kuq është shtëpia e disa porteve saudite që merren me eksportet e naftës dhe transportin e anijeve të tjera tregtare
Arabia Saudite ka rritur eksportet e naftës nga Yanbu dhe terminalet e tjera në bregdetin e Detit të Kuq, mes një mbylljeje pothuajse të plotë të trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit
Raportohet se së fundmi Forcat Ajrore Izraelite goditën dhe shkatërruan aeroplanin e ish-udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei në aeroportin Mehrabad të Teheranit.
Ushtria shtoi se shkatërrimi i “asetit strategjik” është një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit “ndërtimit të fuqisë ushtarake dhe aftësive të regjimit për rehabilitim”. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Haxhiu e shpall datën: Zgjedhjet e parakohshme mbahen me 7 qershor
U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe
Aktuale
Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025
Vehbi Miftari ka konfirmuar se është
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të