Sërish alarm për bombë në disa shkolla në këtë qytet

Një tjetër alarm për bombë është dërguar gjatë ditës së sotme në disa shkolla të mesme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i gjimnazit “Orce Nikolov”, Mitko Dimovski, i cili tha se pasditen e sotme kanë marrë edhe një e-mail me kërcënim për bombë.

LEXO EDHE KETE

Dalin detaje të reja për kthimin e Bislimit, Janjiq: Provokimet filluan nga Merdarja

“Mesazhi i sotëm është dërguar nga një tjetër adresë emaili, por sërish është për shtatë apo tetë shkolla. Fëmijët u liruan nga shkolla dhe u thirr policia. Diçka duhet bërë seriozisht, nuk mund të ndërpritet mësimi çdo ditë”, tha Dimovski.

Ndërkohë që të njëjtat emaile janë dërguar edhe ditën e djeshme në 8 gjimnaze të ndryshme në Shkup, gjë që ka çuar në evakuimin e nxënësve. Pas kontrollit të ushtruar në godinat përkatëse ka rezultuar se kanë qenë të rreme, ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorit të ktyre emaileve./Botapress.info/

ngjashme