Shteti i Serbisë po vazhdon avazin e vjetër të arrestimit të kosovarëve nëpër pikat kufitare. Me datë 1 korrik autoritet serbe kanë ndaluar në Mutivodë, Osman Selmanin, me pretendimet se ai ka qenë në UÇK dhe se është i përfshirë si i dyshuar në “vrasjen e një çifti serb në Prishtinë”.
Kanë qenë familjarët e Selmanit që kanë treguar fillimisht për ndalimin e tij nga autoritetet serbe, derisa më pas edhe Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar për arrestimin e tij dhe kanë konfirmuar se të njejtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga një Gjykatë e lartë në Beograd.
Familjarët kanë mohuar pretendimet e palës serbe, ndërkohë për arrestimin ka reaguar edhe OVL e UÇK-së. Veteranët e kanë cilësuar arrestimin si një veprim politik të Serbisë dhe kanë konfirmuar se Osman Selmani nuk figuron si veteran i UÇK’së.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia ka ndaluar në kufirin e saj një kosovar. Edhe në të kaluarën kanë ndodhur disa arrestime. Kjo ka bërë që disa herë Kosova të bëjë thirrje për të shmangur kalimin nëpër Serbi



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të