Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa
Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll.
“Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të hyrat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiq pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza.
Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për 20 për qind, e cila, sipas Vuçiqit, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.
Përpara vendimit, taksat shtetërore përbënin më shumë se gjysmën e çmimit të një litri benzinë apo diesel që konsumatorët e kanë paguar nëpër pompa.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka