Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut në Beograd sot ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të një qytetari të Kosovës që dyshohet të jetë vrarë në Lloznicë të Serbisë, e që besohet të jetë trupi i Faton Hajrizit.
“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Më herët gjatë ditës, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci e ka konfirmuar se trupi i pa jetë në morgun e Lloznicës është i Faton Hajrizit.
Koci tha se atij i është lejuar që ta shohë trupin e tij dhe se sipas tij “mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”.
Në këtë përfundim, autoritetet serbe erdhën pasi morën strishon e nënës së Faton Hajrizit në mënyrë që të mund të bëjnë identifikimin e trupit të pajetë.



Të tjera
Aktuale
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë