Shumë serb sot ia kanë mësyrë Gazimestanit, ku kanë marrë pjesë në kremten e Vidovdanit, por nuk kanë munguar as brohoritjet nacionaliste dhe flamujt serb, shkruan Gazeta Botapress.
Shumica e serbëve siç mund ta shihni edhe në video janë të rinj, që kanë ardhur për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Por nuk kanë munguar as kësaj radhe këngët nacionaliste dhe flamujt serb./Botapress/
Ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në hyrje të Gazimistanit ua kanë konfiskuar disa bluza disa të rinjve serb e të cilat konsideroheshin si provokim dhe nxitje të urrejtjes.
Ndryshe, kjo ditë që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./Botapress/