Disa muaj më parë Këshilli i BE-së, miratoi Plotësim-Ndryshimin e Rregullores 2018/1806, për liberalizimin e vizave për Kosovës, ndërsa sot anëtarët e Parlamentit Evropian, votuan përfundimisht pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Por, qytetarë të Kosovës janë edhe pakica serbe. Edhe pse Serbisë i janë liberalizuar vizat në vitin 2009, qytetarët sërb të cilët jetojnë në Kosovë, janë të pajisur më një pasaportë të dorës së dytë ku u pamundësonte serbëve të cilët jetojnë jashtë Serbisë të udhëtojnë pa viza
Problemi i tyre është se Beogradi nuk e lëshon të njëjtën pasaportë për ta, ashtu si për qytetarët e tjerë të vendeve tjera në Serbi. Prej tash e tutje, diçka duhet të ndryshojë, siç vëren edhe analisti Ognjen Gogiq i kontaktuar nga gazeta Nacionale.
“Ndoshta Serbia do të nis së lëshuari pasaporta të rregullta,” – tha ai
A ka probleme në këtë aspekt?
Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Zyrës për Kosovën shtatë vite më parë kishte kërkuar zyrtarisht nga BE-ja që serbët e Kosovës të mos detyrohen të pajisen me pasaporta të Kosovës për të përfituar nga liberalizimi i vizave.
“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që liberalizimi i vizave të përfshijë serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyre”, ka thënë në një deklaratë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë,” – raporton Insajderi.
Mirëpo i menjëhershëm kishte qenë reagimi i Qeverisë së Kosovës, ku kanë deklaruar se qytetarët e Kosovës të cilët nuk janë pajisur më pasaportën e Kosovës nuk mund të udhëtojnë pa viza.
“Çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë biometrike për të gëzuar të drejtën e lirisë së lëvizjeve në BE,” – citohet të ketë thënë ish-ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.
Këtë e ka bërë të qartë edhe komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
“Më lejoni të jem i qartë: vetëm pasaportat e Kosovës njihen,” – ka thënë Avramopoulos.
Kur kanë kaluar shatë vitë nga këto deklara, Kosovës tashmë iu liberalizuan vizat, mirëpo serbët e Kosovës ende mbesin në mes dy zjarreve.
Të mbajnë pasaportën e dorës së dytë të lëshuar nga Serbia, ku nuk lejohet lëvizja pa viza në BE apo të pajisën më pasaportën e Kosovës kur tashmë mund të lëvizin të lirë në BE nga data 1 janar 2024.
Këshilltarja politike në Ministrinë Për Kthim dhe Komunitete të Qeverisë Kurti, Rada Trajkoviq, e ka përmendur në shumë raste çështjen e ikjes së serbëve të Kosovës nga Kosova.
Një kritikë të tillë ajo e shprehu edhe ndaj Kurtit e edhe ndaj Vuçiqit para më shumë se një jave kur theksoi se ky mund të ishte edhe “plan i përbashkët” i tyre.
“As ai dhe as Kurti nuk bëjnë përpjekje për ta ndaluar këtë gjë (ikjen masive të serbëve nga Kosova). Kam frikë se plani është t’i lëmë që të shkojnë. Dhe pa serbët, nuk ka arsye për Asociacion.” – u shpreh mes tjerash znj. Trajkoviq.
Nacionale kontaktoi edhe me Aleksandër Arsenijeviqin, kryetarin e “Mbijetesës Serbe”, një partie politike serbe nga Kosova që njihet për kundërshtimet e ashpra ndaj Listës Serbe.
Ai u shpreh se pozicioni i qytetarëve serbë dhe mirëqenia e tyre në Kosovë ishte në gjendje shumë të rënduar, për të përmendur më pas shifrat e frikshme të emigracionit.
“Duhet marrë parasysh shkallën tashmë të madhe të emigracionit të serbëve, që shkon në 30 për qind të popullsisë në 10 vitet e fundit, apo afër 40 mijë vetë,” – potencon ai.
Arsenijeviq shton se kjo vetëm sa pritet të rritet me liberalizimin e vizave.
“Unë besoj që serbët, si një komunitet i rrezikuar në Kosovë, bashkë me shqiptarët dhe grupet e tjera etnike, do ta gjejnë parajsën e tyre diku larg në Evropë, ku do të jenë të barabartë dhe jashtë ndikimit të politikave të këqija në jetën e tyre.” – shprehet ai për Nacionalen.
Politikani i ri serb nga Kosova beson që në fakt ka pasur punë që të mbërrihej liberalizimi i vizave në mënyrë që pastaj të forcohej ekonomia përmes remitencave
“Ky trend ka ngulmuar, dhe në Kosovë do të mbetet vetëm ekonomia e makiatos, disa kompanive të ndërtimit dhe autolarjeve që do t’i shërbejnë diasporës kur të kthehen në Kosovë. Është për keqardhje që liberalizimi i vizave nuk do t’i shërbejë shpërndarjes së prodhimit, që s’ekziston në Kosovë, por vetëm si rrugë e sigurt për të mos u kthyer më,” – vazhdoi z. Arsenijeviq.
Ndërsa frika se serbët e Kosovës, të cilët janë të pajisur më pasaporta serbe e që nuk iu lejohet lëvizja pa viza në BE, ndihën të frikësuar se do të mbesin të izoluar nëse nuk lejohet lëvizja e tyre pa u pajisur më pasaporta të Kosovës.
Drejtuesit e organizatës jo-qeveritare nga veriu i Kosovës ‘’Aktiv’’, për mediat serbe kanë deklaruar se serbët e Kosovës po përballën më shumë pengesa administrative.
“Serbët e Kosovës përballen me pengesa të shumta administrative në ushtrimin e të drejtës së tyre për dokumente identifikimi. Prandaj përjashtimi i pasaportave serbe nga liberalizimi i regjimit të vizave mund të çojë në një situatë ku serbët e Kosovës janë grupi i vetëm në Ballkanit Perëndimor me kërkesat strikte për viza. Një skenar i tillë me siguri do të thotë qëndrim diskriminues ndaj serbëve të Kosovës.”- kanë deklaruar ata.
Në Kosovë jetojë afërsisht 100,000 serbë të cilët janë të shtrirë pothuajse në tëre territorin e Kosovës më koncetrim më të madh në veri të vendit.
Pyetja është se a do të pajisen më pasaportën e Kosovës, serbët të cilët kanë refuzuar që deri më tani të identifikohen më institucionet e Kosovës.