Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Deçanit. Bëhet fjalë për Faton Selmanajn, i cili mori mbështejten e Degës së partisë dhe Albin Kurtit.
Njoftimi i plotë:
Nga tokat pjellore te majat e bjeshkëve, Faton Selmanaj e njeh çdo cep të Deçanit dhe ka vendosur ta kthejë këtë pasuri në zhvillim e mirëqenie për të gjithë.
Në mesin e aktivistëve të qendrës sonë në Deçan dhe me praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe sekretarit Alim Rama, u shpall zyrtarisht kandidatura e Faton Selmanajt për kryetar të komunës.
Faton Selmanaj është përfaqësuesi i gjeneratës së re të udhëheqjes – i formuar, i vendosur dhe i përkushtuar për të fuqizuar bujqësinë si motor të ekonomisë lokale, për të zhvilluar turizmin malor e kulturor dhe për të siguruar shërbime publike efikase për të gjithë, pa dallim.
Lëvizja VETËVENDOSJE! hyn në këtë garë me bindjen se Deçani do të jetë shembull i qeverisjes lokale që ecën në hap me zhvillimin shtetëror. Me Faton Selmanajn në krye, kjo komunë do të bëhet partner i fortë i qeverisë qendrore aty ku fjala dhe puna ecin bashkë për të mirën e secilit qytetar.
Më 12 tetor vendosim të çojmë përpara Deçanin – me punë, guxim dhe besim se e ardhmja ndërtohet këtu, së bashku.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e