Sektori privat refuzon kushtëzimin e Qeverisë kërkon nga 50 euro për punonjësit

Kryetari i sindikatës së Punëtorve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kërkuar nga Qeveria që t’i ndajë nga 50 euro për punonjësit e sektorit privat, pa i kushtëzuar kompanitë për rritje pagash.

Jusuf Azemi, në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se kanë kërkuar nga Qeveria që t’i ndajnë mjetet që janë planifikuar për këtë sektor, pa kushtëzime për kompanitë, përndryshe punëtorët mund të mbesin edhe pa këtë subvencion.

“Qeveria e Kosovës mori vendimin që ta ketë një pako të përballjes me inflacion, ky vendim është marrë pa u analizu mirë dhe pa u shqyrtu të gjitha mundësitë vendimi është i njëanshëm dhe i kushtëzueshëm”, tha Azemi.

Ai shtoi se një vendim i tillë është i paparanueshëm për ta dhe i drejtohen kryeministrit që ta heqin kushtëzimin.

Për ne është një vendim i papranueshëm, nëse mbetë në fuqi ky dhe andaj në i jemi drejtuar kryeministrit që ta heqin kushtëzimin pasi që nuk ka një vendim obligativ dhe jemi të bindur që nuk mund të respektohet, pasi që ne kemi telashe me pronarë të kompanive që ka me 15 vite dhe nuk paguajnë trsutin.

“Nëse nuk e hiqet ky kushtëzim, 95 për qind e punëtorëve të sektorit privat  të Kosovës nuk do ta kenë mundësinë t’i marrin këto mjete, meqë kjo kërkesë nuk e ngarkon buxhetin e ndarë nga Qeveria për këto kategori”, tha Azemi.

Qeveria ditë më parë ka premtuar se do të subvencionojë kompanitë private që ua rrisin punonjësve pagën. Sipas vendimit, subvencionimi do të jetë 50 për qind për rritjet deri në 100 euro dhe për tre muaj./Botapress.info/

ngjashme