Nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur rendin e ditës për seancën e sotme, raporton Botapress.
Fillimisht, do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare. Do të bëhet edhe ndryshimi i vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Ndërsa si pikë e fundit është debati për pandeminë.
Rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e
komisioneve parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123
të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
- Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.