Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka mbajtur një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal për ta vlerësuar vitin e ri shkollor.
Sipas SBASHK’ut në takim është thënë se fillimi i vitit të ri shkollor ka qenë i suksesshëm.
Ndërsa, SBASHK’u në këtë takim ka insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda.
“SBASHK-u i drejtohet Kryeministrit Kurti me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjell vendim që punëtorët arsimor me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja”, thuhet në një njoftim për media.