• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

SBASHK-u vjen me një deklaratë të fortë, “godet” Albin Kurtin

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka folur në lidhje me mos pajtimet që kanë sindikatat e Kosovës me Qeverinë si dhe kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.

Ymer i është përgjigjur kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se duhet bërë ndryshime në sindikata sikurse që kanë ndodh edhe në pushtet.

Ai tha se nëse kryeministri do të jepte shembull duke dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë ndoshta edhe sindikalistët do të ndërroheshin.

“Nashta kryetarët e Sindikatave e kanë marrë shembull kryeministrin. Thonë që kryeministri e ka themeluar Lëvizjen Vetëvendosje e është hala kryetar i LVV-së, po ka suksese, po e përcjellim atë, po e marrim si shembull. Ndoshta me dhënë dorëheqje prej Vetëvendosjes, edhe këta tjerët i mëson. Le ta jep shembullin e mirë, ndoshta edhe këta të ndjekin”, theksoi Ymeri për Telegrafi.com.

Tutje, Ymeri tha se derisa Kurti thotë se është mirë për demokracinë të bëhen ndryshime, atëherë ai duhet të jap vet atë shembull.

“Unë po i them, as ti nuk je ndërru. Ti po thu që është mirë për demokracinë, por ai prapë nuk ka dhënë dorëheqje”, tha Ymeri.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, bëri të ditur se viti 2021, ka qenë vit zgjedhor për SBASHK-un, ku në shumicën e komunave tashmë janë zgjedhur kryetarët e sindikatave.

Sipas tij, gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur tendencë që të ndërhyhet nga LVV-ja duke dërguar njerëz që përkrahin partinë e tyre për kryetar të sindikatave ose shkollave.

“Ne mendojmë që tentimi i Qeverisë ka qenë. Viti 2021 ka qenë vit zgjedhor nëpër shkolla e komuna. Ka pasur tendenca të ndërhyrjes të prurjes së njerëzve përkrah partisë në pushtet, qoftë kryetar të sindikatave, qoftë kryetar të shkollave. Nëse i ka marrë 50% të votave normalisht që ka marrë edhe në arsim. Në këtë rast ata i përkrahin përfaqësuesit që i kanë zgjedh vet. I kemi përfunduar të gjithë me kundër kandidat, janë vetëm edhe Vushtrria, Gjakova dhe Dragashi pa u zgjedh. Tash të shtunën e kemi Kuvendin e Arsimit fillor dhe të mesëm”, tha Ymeri.

Ndërkaq, në Kongresin e SBASHK-ut, i cili do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, Ymeri tha se përsëri do të zgjidhet Rrahman Jasharaj kryetar.

“Me 2 prill e kemi kongresin e SBASHK-ut ku përsëri ka me u zgjedh Rrahman Jashari. I kemi mbajtur zgjedhjet në 28 komuna dhe unanimisht e kanë propozuar Rrahman Jasharin edhe për një mandat. Delegatët që janë zgjedh nga ato komuna, kanë qenë prezent dhe e kanë propozuar. Ku kanë mbajtur zgjedhje, kanë propozuar edhe për mandatin e tretë”, theksoi Ymeri.

Ymeri ka treguar tri kërkesat e sindikatave ndaj qeverisë Kurti si dhe ka dhënë detaje të takimit që kanë ndodhur me kryeministrin gjatë qeverisë Kurti 1 duke thënë se ishte takim i tensionuar.

Tags: KosoveSBASHK

Të ngjashme

Aktuale

Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

“Ishte atentat”, Kërtusha tregon ngjarjen e plotë si autori me kapuç iu afrua në lokalin e Noizyt

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Punimet në rrjet, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Deputeti gjerman: I bëj thirrje Italisë që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim
  • “Ishte atentat”, Kërtusha tregon ngjarjen e plotë si autori me kapuç iu afrua në lokalin e Noizyt
  • Punimet në rrjet, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë
  • Paralajmëron Fabrizio Romano – nesër ditë e madhe për ‘dramën’ Mbappe
  • Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.