Rusia është duke u përballur me sanksione të shumta, të cilat po dëmtojnë ekonominë e vendit.
Këto sanksione kanë ardhur si kundërpërgjigje nga ana e shteteve perëndimore ndaj Rusisë e cila filloi pushtimin e Ukrainës.
Rusisë, i është bllokuar mundësia e lëvizjes së linjave ajrore të saj, në gjithë Bashkimin Europian.
Përveç kësaj Rusisë i janë pezulluar shumë projekte që kjo e fundit i ka pasur në proces e sipër, po ashtu Rusia është përjashtuar edhe nga SWIFT.
Si pasojë e kësaj, Kremlini thotë se sanksionet kanë “ndryshuar ndjeshëm realitetin ekonomik të Rusisë”.