Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën zyrtare të vendeve të ftuara në Samitin e Demokracisë.
Në listën e shteteve të ftuara zyrtarisht në këtë samit figuron edhe Kosova, ftesën e së cilës e ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani.
Vendimi i administratës amerikane që ta ftojë Kosovën erdhi disa ditë pas njoftimit se Kosova nuk ishte në mesin e shteteve pjesëmarrëse.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare të dhënat për Samitin për Demokracinë, përfshirë sfidat e demokracive dhe hapat e ardhshëm pas samitit.
Aty thuhet se samiti poashtu ka për qëllim që të shfaq kundërshtitë ndaj liderëve autoritarë të cilët po e minojnë demokracinë – duke shënjestruar gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ndërhyrjen në zgjedhje duke pretenduar se modeli i tyre është autoritar është më i mirë për njerëzit.
Më 9-10 dhjetor 2021, Presidenti Biden do të organizoj të parin nga dy Samitet për Demokracinë, i cili do të bashkojë liderët nga qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat për të përcaktuar një axhendë afirmative për rinovimin demokratik dhe për të trajtuar kërcënimet më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot përmes veprimit kolektiv.
Listën e vendeve që janë ftuar në Samitin për Demokraci mund ta gjeni KËTU.