• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë

nga Bota Press
28 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Rrëzimi i Ligjit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese po vazhdon të jetë temë e diskutimeve akoma në Kosovë. Deklarata interesante për këtë temë ka bërë edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur në Interaktiv të KTV-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit të Këshillit Prokuorial të Kosovës.

Sallahut nuk i ka pëlqyer që Kushtetusja është bazuar vetën në Kushtetutë pasi sipas tij, ata kanë pasur edhe dy raporte të Komisionit të Venecias, duke lënë të kuptohet se më e rëndësishme është raporti sesa Kushtetua e vendit.

Ai ka thënë se diçka tjetër ka thënë Komisioni i Venecias e diçka tjetër, Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata i ka gjetur disa shkelje të caktuara, sidomos disa nga vlerat e përcaktuara në nenin 7, po ashtu ndarjen e pushteteve dhe po disa nen të tjera lidhur me organizimin, funksionimin dhe pavarësinë e sistemit prokurorial, të cilat në disa pjesë nuk janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.” – ka theksuar Sallahu.

Ai ka thënë se këtë vit do të dërgohet pësëri Ligji i ri për KPK-në, pasi tani janë zhgënjyer por janë të motivuar edhe më shumë.

 

“Në bazë të zhgënjimit është rritur edhe motivi i kabinietit për të punuar edhe më shumë për adresimin e një Projkeligji i cili duhet patjetër t’i luftojë disa dukuri negative që ekzistojnë brenda KPK-së.” – ka thënë ai.

Ndërkaq për reagime e opozitës dhe njohësit e fushës të cilët po kritikojnë pushtetin që po komentojnë vendimet e Kushtetueses, Sallahu tha se mund t’i komentojnë vendimet, duke shtuar se nuk kanë pritur që Kushtetuesja do ta rrëzojë Ligjin.

Më tej, ai ka thënë se Ligji ka pasur përkrahjen më të madhe dhe se vetëm opozita kanë qenë kundër, ku ka treguar pse dhe qëllimin e opozitës.

“Dhimbja është diku tjetër, dhimbja është mbrojtja, mbrojtja e disa njerëzve që kanë dërguar në sistemin e drejtësisë, nuk dua të merrem me emra, por disa njerëz në sistemin e drejtësisë e kanë një farë zinxhiri dhe ata nuk duna që ai të shkëputet” – ka thënë ai, duke shtuar se qëllimi i opozitës është për të mbrojtur disa “njerëz brenda”.

 

 

Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

“Do të vjen dielli patjetër sepse jemi këtu për atë punë.” – ka thënë ai, duke lënë të kuptohen se nuk do të ndalen.

Si Sallahu, ditë më parë ishte shprehur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Tendenca e ministres ishte që vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta sulmojë me opinionet pozitive të Komisionit të Venecias.

“Gjykatës Kushtetuese nuk i kanë mjaftuar vlerësimet profesionale nga Komisioni i Venecias. Ky injorim i opinioneve është goditje e madhe për Republikën e Kosovës dhe për rrugën që kemi para vetës”- ishte shprehur Haxhiu.

Ndryshe, ditë më parë Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë.

Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Tags: Blerim SallahuKëshilli Prokurorial i Kosovës

Të ngjashme

Aktuale

Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Aktuale

Vazhdon takimi në qeveri, Escobar e Lajçka kanë tri kërkesa për Kurtin

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Aktuale

Haradinaj: Ekziston një dyshim që Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Aktuale

E pabesushme sa pritet të zgjasë takimi Kurti-Escobar-Lajçak

nga Bota Press
5 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin
  • “Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv
  • Vazhdon takimi në qeveri, Escobar e Lajçka kanë tri kërkesa për Kurtin
  • Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit
  • Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.