Përkundër faktit se në sallë ishin të pranishëm plot 100 deputetë, deputeti i VV-së dhe njëkohësisht kryesues i seancës, Avni Dehari, refuzoi të hedhë në votim raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Në vend se ta procedonte për votim, Dehari vendosi të ftonte partitë politike në një “konsultim”, hap ky që opozita e cilësoi shkelje të rregullores së Kuvendit.
Pas kthimit nga konsultimet, ndodhi e papritura: seanca u ndërpre sërish, me arsyetimin se nuk pati dakordim mes grupeve parlamentare.
Në sallë kishte kuorum – 100 deputetë prezentë – dhe për të miratuar raportin kërkoheshin vetëm 52 vota.
Megjithatë, përfaqësuesit e VV-së nuk dhanë shpjegim të qartë pse u shmang votimi.
Albulena Haxhiu u përpoq të justifikonte vendimin.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë unifikim të qëndrimeve të grupeve parlamentare”, tha ajo.
Mimoza Kusari-Lila shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e lidhur çështjen me zgjedhjet e reja.
“Kemi pasur kuorum, por dokumenti është rrëzu… Nëse nuk ka vullnet për bisedime, shkojmë në zgjedhje të reja.”
Dimal Basha nuk pranoi të përgjigjej fare në pyetjet e gazetarëve, por sulmoi LDK-në, duke e akuzuar për mashtrime zgjedhore dhe mandate të paligjshme.
“LDK është problemi – kanë deputetë jolegjitimë në këtë Kuvend!”
Nga radhët e opozitës pati reagime të forta. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se VV e shmangu votimin sepse nuk i kishte votat.
Ndërsa LDK, në një komunikatë për media, deklaroi qartë: “Pushteti ka shkelur rregulloren e Kuvendit.”
Seanca u ndërpre pa një vendim të qartë, ndërsa situata po tensionohet dhe skenari i zgjedhjeve të reja po bëhet gjithnjë e më i afërt.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi