Ditëve të fundit një video e tmerrshme është shpërndarë në rrjetet sociale, e që protagonist ishin dy djem të klasës VII dhe një vajzë e vogël sipas gjasave rreth 6 vjeç, detajet e videos nuk dua ti përmend për shkak të ndjeshmërisë së rastit, por të gjithë e dimë se çfarë pamjesh kishte në atë video.
Duke iu larguar këtij rasti konkret por duke qëndruar në dukurinë që veç po fillon të bëhet normale tek ne, mendoj që shoqëria jonë po rrëshqet në një katrahurë që do të lutet të dalë prej saj.
Pa dyshim se fëmijët janë imituesit më të mirë dhe të përkryer të te rriturve, andaj ata bëjnë çfarë i shohin të rriturit, jo kot populli thotë: “Rrushi e sheh rrushin, pastaj piçet”! Kemi raste të shumta, kur një burrë me vetëdije të plotë, ka përdhunuar seksualisht një vajzë të re, biles kemi raste të shpeshta kur burri e përdhunon vajzën dhe e vret atë, për të gjitha këto autoritetet heshtin duke mos e ndëshkuar askënd për këto ngjarje. Kjo është mendësi e mentalitetit kanunist, kur një “hamshor” i pagdhëndur, e përdhunonte një vajzë që ishte me bagëti, vajza shpallej e përdalë dhe e pamoralshme, besa në shumë raste edhe vritej që “të ruhej fytyra e familjes”, ndërsa “hamshori” i shpellave endej me “shkop” në dorë duke kërkuar bareshën e radhës. Kjo gjë ndodh edhe sot, vajzat përdhunohen, nga hamshorë qyqarë, e në disa raste mund të jenë edhe profesorë, policë, e mjekë, dhe autoritetet heshtin duke e cilësuar vajzen “provokative” pse është e bukur, në shumë raste kemi dëgjuar shprehjen “hajt se vet ja ka kajt”!
Andaj, tek një popull me mentalitet të tillë, i cili mendon që vajzat/gratë janë thjeshtë vendshfryrje e mllefit seksual të hamshorëve me dy këmbë, nuk habitem që kohë pas kohe të dalin video të tilla edhe në të ardhmen!
Autoritetet kompetente me arsyetime banale karshi rasteve të tilla!
Ne jemi mësuar me raste të çuditshme, andaj edhe disa të tilla siç do i përmendi më poshtë e që dikush do ti quante arsyetime, nuk çuditemi shumë, sepse po jetojmë në vendin ku nëse një ditë nuk ndodhë një çudi, të nesermen e presim kataklismën!
Ashtu si mentaliteti i retarduar kanunist edhe pushteti vepron me të njejtën logjikë, në vendë që të merren me rastin, ata fillojnë me arsyetime dhe ikje nga përgjegjësitë. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, thotë: “Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rastin e ka trajtuar shkolla. Të shtunën fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e shkollës. Unë s’kam pa ndonjë inçizim. Sipas drejtorisë nuk ka të bëjë as me sulm seksual, as me kurgjo. Nuk është ditë e mësimit, por është ditë e shtunë”. Me fillim ma kujtoj një skeç të “Stupcave” kur djali e qëllonte me gurë në kokë nënën e tij, ndërsa Babai thoshte: Qeshtu lujnë këta!
Reagim banal kishte edhe prej Kryetarit të Prishtinës, ku në arsyetimin e tij që i bënte rastit ndër të tjera shkroi: “Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjeç dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë”, qëllimi është vetëm të hiqet përgjegjësia nga vetja, sikur Shpend Ahmeti nuk është kryetarë i të gjithë prishtinasve, përfshirë edhe të miturit nën moshën 6 vjeçare.
Pra, siç po shihet, kemi diçka më të thellë sesa vetëm një rast të izoluar, kemi diçka nga një botëkuptim i harruar nga e kaluara, e që mbeturinat e tij ende lulëzojnë në logjikën e atyre që mendojnë se meqë dinë të punojnë në një smartphone dhe jetojnë në banesë në qytet, janë të emancipuar dhe të moderuar!
Në shkolla duhet të futet si lëndë mësimore Morali!
Se arsimi është në kolaps të pariparueshëm këtë e dimë të gjithë, por ajo që bie në sy vazhdimisht e që po heshtet, është mosedukimi apo keqedukimi i fëmijëve tanë.
Kur një serial apo një produkt në Dyqan Online është më i rëndësishem se t’i mësosh fëmijës një fjalë të bukur dhe edukative dhe kur mburret prindi me sharjet që i ka mësuar fëmiu i tij duke thënë “shaje axhin shaje, pa e ni tu sha si i madh”, vërtetë është e pritshme çdo gjë. Pastaj edhe lodrat të cilat iu blehen fëmijëve, prindi i blenë lodër armë, shpatë, apo diçka të ngjajshme, këtu shihet mentaliteti dhe edukata që i servohet një fëmije që i ka ra hise me lindë në Kosovë!
Sot, nëna po zëvendësohet me Dado, prehri i saj po zëvendësohet me Karrig fëmijësh, gjiri i saj po zëvendësohet me shishe të mbushur me qumësht të Nënës (nuk ia jep gjirin fëmiut për shkak se ka frikë se i humb forma “përfekte”)! Andaj, si të presim një fëmijë të shëndoshë në edukatë, kur gjithçka iu është dhënë artificiale?
Duke parë se dështimet në këtë drejtim janë të shumta dhe vijnë nga shumë arsye dhe shkaktarë, atëherë pse mos ta përdorim një mënyrë më parimore për të evituar këtë problematik tejet të madhe. Një nga mënyrat, e që sipas mendimit tim do të ishte tejet efikase, është të marrim sistemin japan të mësimdhënies e që në shkollat japoneze si lëndë kryesore është Morali, pastaj vijnë lëndët tjera!
Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet “Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit! Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë , pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja!
Hovi i madh i zhvillimit ekonomik dhe shtetërorë i shtetit të Japonisë, është si shkaktar edhe ky fakt, sepse në shkolla nxënësit mësohen të respektojnë, të nderojnë dhe të largohen nga gjerat e pandershme. Ata e llogaritin më të rëndësishme këtë lëndë, sesa lëndët që ne i quajm kryesore.
Pra nuk duhet përjashtuar edhe kopjimi i shteteve të mëdha të cilat kanë bërë ndryshime në shtetin e tyre me anë të programeve të mençura dhe investimit adekuat në të ardhmen.
Shkollë e veçantë korrektuese për nxënësit problematik!
Nëse nxënësve iu është dhënë çdo e drejtë dhe liria e tyre është në skajet e tolerancës së mundshme dhe mos përfillja e keqpërdorimit të këtyre lirive nga autoritetet, atëherë duhet vepruar në një mënyrë më ndryshe!
Sot nxënësit tineixherë, e kanë shndërruar shkollën në arenë boksi, perplasje gangsterësh, në shumë raste perleshje me armë të ftohta, pastaj përdhosja e mësimdhënësve e që kemi pas rastin të shohim edhe video me shprehje banale dhe idiote karshi mësimdhënësit, shkolla po iu shërben edhe vend i përshtatshëm për marrjen e drogave të ndrysheme si hashish e deri tek drogat më të rënda, si dhe më e tmerrshmja është përdhunimi i vajzave në shkolla. Andaj mendoj se në këso raste kur mentaliteti është në kundërshtim me liritë demokratike, duhet vepruar në mënyrë tjetër, andaj mendoj se në Kosovë duhet të ketë një Shkollë e veçantë korrektuese për nxënësit problematik dhe të pandërgjegjshëm.
Pra, për nxënësit e tillë do të ishte adekuate dhe e nevojshme që të ketë një Shkollë ku rregullat do të ishin strikte dhe ato do të vendoseshin e ruheshin me anë të shkopit dhe ndëshkimeve.
Për fund!
Nëse të gjitha opcionet dështojnë, atëherë po e kthejmë Ligjin e Kanunit pra, por dijeni ama, hamshori e ngucë/përdhunon motrën apo vajzen, vëllau/babai del e vr*et.
Ps.
Nuk dua të kërkoj falje për shprehjet e përdorura dhe qasjen time të ashpër, sepse po i flas një mentaliteti përdhunues, seksist, të “kallt”, banal, ofendues dhe kanunist.