• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sali Berisha rendit arsyet pse duhet dalë në protestën e sotme kundër Aleksandar Vuçiq në Tiranë

nga Bota Press
20 Dhjetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Tirana është qendra mikpritëse për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që këtë herë përpos Këshillit të Atlantikut do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

 

Sot dhe nesër, liderët e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Në ditën e parë të këtij samiti një pjesë e opozitës shqiptare e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka lajmëruar protestë para Kryeministrisë kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

E është pikërisht Sali Berisha i cili përmes rrjetit social Facebook ka listuar katër arsyet se përse duhet të marrin pjesë në protestën e sotme.

Berisha tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Slobodan Millosheviqit dhe se akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia, teksa vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij.

Berisha deklaroi gjithashtu se Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe, e sipas tij prandaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet, transmeton lajmi.net.

Si pikë të tretë ai tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiq-it, andaj duhet të ndalet para se të bëhet vonë.

“Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj,a i edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë, aq më pak që të bashkëpunohet me të”, tha tutje Sali Berisha.

Ndryshe, Ballkani i Hapur është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Rama, Zaev dhe Vuçiq në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

“Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë, dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty”, pati deklaruar Kurti.

Tags: open ballaknSali Berishatirnae

Të ngjashme

Lajme

Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Ekskluzive

Paralajmërimi i frikshëm nga “Kukulla e hekurt” e Putinit, kërcënon se raketa “Satan II” do godasë Shtëpinë e Bardhë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve
  • Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting
  • Ekspertë ushtarakë drejt Bosnjës: S’lejojmë që Ballkani të bëhet shesh loje i Putinit
  • Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit
  • Paralajmërimi i frikshëm nga “Kukulla e hekurt” e Putinit, kërcënon se raketa “Satan II” do godasë Shtëpinë e Bardhë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.