Botapress, 29 Nentor – Saim Tahiraj është bashkëluftëtari i Sali Çekajt. E Sali Çekaj është ndër organizaotrët e parë të përgatitjeve për luftë dhe [lirim nga okupatori serb. Aktiviteti i Sali Cekajt dhe i Saim Tahirajt fillon që nga viti 1991 kur pas një marrëveshje mes presidentit shqiptar Ramiz Alia e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova filluan stërvitjet e grupeve të para nga Kosova. Vendimin për leje të stërvitjeve me forcat shqiptare e lëshoi ministri i atëherëshëm i Mbrojtjes së Shqipërisë, Perikli Teta, ndërkaq vendi i ushtrimeve u caktua Surreli, afër Tiranës, shkruan Botapress.
Por sot këtu e 30 vjet më pas ende shtrohet pyetje se kush e themeloi UÇK-në apo kush e “nisi luftën ma i pari”.
Përgjigjen më të drejtë e jep vet Saim Tahiraj në një një prononcimi për gazeten Bota Sot, ku Saim Tahiraj ka dhënë këtë përgjigje:
Marrëveshja Ramiz Alia – Ibrahim Rugova për ushtrimet ushtarake në Shqipëri më vitin 1992
Pyetjes që ju e shtroni se kush e themeloi UÇK-në dhe cila është data e sakt e themelimit, deri më tani askush nuk e ka dhënë një përgjigjëje të saktë dhe të besueshme! Arsyeja kryesore, se pse po ndodhë kështu, është predendimi i padrejt i LPK-së që ajo të jetë pronarja e UÇK-së. Organizimi i sistemit të mbrojtjes në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, filloi në vitin 1991.
Pas një marrëveshjeje në mes të Presidentit Ramiz Alia dhe Presidentit Rugova, filloi stërvitja e grupeve të para nga Kosova dhe viseve tjera të shqiptare. Vendimin për lejimin e stërvitjeve ushtarake dhe vendin se ku do të mbahen ato, e lëshoi ministri i mbrojtjes, Perikli Teta. Vendi u caktua në Surrel, afër Tiranës dhe u caktua përgjegjës për t’i percjellur ushtrimet Zv. ministri Halil Hyseni së bashku me një grup oficerësh, ndër më të mirët nga ushtria shqiptare. Pas përfundimit të ushtrimeve u futen në Kosovë për mes kanaleve të ndryshme. Nga grupi i dytë, 32 ushtarë, me një sasi të konsiderueshme armatimi, me 02.12.1991,u futën në Kosovë, nën komandën e Sali Çekut. Kjo ishte ndërmarrja më serioze ushtarake në kuadër të institucioneve të Kosovës për kohën. Por nga dhjetori i vitit 1991, filluan edhe aksionet e para. Kishte edhe më parë aksione individuale apo të ndonjë grupi të vogël, por kjo ishte krejtësisht diçka tjetër, ishte në kuadër të institucioneve të Kosovës.
Aksionet e para të Grupit të Deçanit, të Drenicës të Llapit e të Ferizajit
Këto aksione të këtyre grupeve vazhduan pa u ndalur, ku më aktive ishin; grupi Deçanit, i komanduar nga Sali Çeku; i Drenicës, nën komandën e Adem Jashari, i Lapit, i komanduar nga Zahir Pajaziti dhe ai nga rrethina e Ferizajit, i komanduar nga Ahmet Hoxha. Ministria e Mrojtjes e Republikës së Kosovës u themelue me 31.10.1991 e cila ishte shumë aktive në organizimin e sistemit tė mbrojtjes. Kur kishim të gjithë këtë organizim institucional shumë profesional, të drejtuar nga profesionistë të vërtetë të të gjitha drejtimeve ushtarake.
Lind pyetja shumë legjitime se çfarë i duhej Kosovës një organizim tjetër ushtarak i cili lindi vetëm si emër në vitin 1994.
Pagëzimi i këti organizimi ushtarak me emrin UÇK, nuk kishte lidhje me njesitet guerile në Kosovë të cilat filluan aksionet e para në vitin 1991. Fillimi i lëshimit të komunikatave në emër të aksioneve guerile që kryenin njesitet gueril në Kosovë ishte tejet i pandershëm, tinzar nuk kishin kurfar lidhje me ta.
Njësitë guerile në Kosovë nuk kishin kurfar lidhje me LPK-në
Qëllim kryesorë i LPK-se ishte që përmes këtyre komunikatave të tregohet se ishte themeluese dhe pronare e UÇK-së. E vërteta ishte se ato njesite guerile në Kosovë nuk kishin kurfare lidhje me LPK-në të cilët tani fshiheshin pasë emërtimit UÇK!
Këtë po e bënin sepse autoriti i tyre në popull jo vetëm se s’kishin pasur asnjëherë por tashmë kishte rënë shumë poshtë. Për t’i dhënë përgjigje të saktë pytjes suaj, lirisht mundë të them se bërthamat e ushtrisë së Kosovës ishin pikërisht ato dy grupe dhe rrjeti gjithandej që ishte në mbarë Kosovën dhe më gjerë. Realisht, nëse shiqojmë aktivitetin gueril të njesiteve guerile në teren dhe komunikatat që lëshonin LPK nga Zvicëra dhe nga ndonjë shtet tjetër, në emër të UÇK-së, le ta pranojnë se këto njesi guerile ishin bërthamat e para të UÇK-së.
Nëse LPK vazhdon te insistoj se ajo është themeluese e UÇK-së dhe pronare e sajë, atëhere ajo detyrimisht që të mbetet lakuriq siq ishte, duhet ti largoj nga komunikatat si “pronë” e tyre, të gjitha aksionet guerile që drejtuan komandantët, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Gani Geci dhe shumë të tjerë që kurfar lidhje nuk kishin me organizaten politike jesht vendit të quajtur LPK. Ky mashtim vazhdoi deri në fillimin e luftës në Kosovë dhe u përpoq të ruaj këtë imazh të huaj edhe gjatë luftës. I gjithë ky devijim i LPK-së, i fshehur prapa emërit UÇK, ndodhi për të vetmen arësy se autoriteti i tyre ra shumë poshtë.
Fillimi i luftës filloj tejet keq
Me themelimin e LDK-së dhe institucioneve të Kosovës, pothuajse shumë pak individ ju besonin atyre. Shumica dërmuese i besonin Presidentit Rugova, LDK-së dhe institucioneve që ndertoj populli. Fillimi i luftës filloj tejet keq. U anashkaluan dhe u luftuan institucionet legjitime të Republikës së Kosovës që kishin dalur nga vota e lirë gjithëpopullore. Duke shfrytëzuar edhe bashkpunimin me agjenturat e vjetra Ballkanike kundër kësaj epërsije dhe senzibilizimit ndërkombëtarë, për herë të parë i këti lloji, filluan, listat e ekzekutimeve që denonin me vdekje. Fatkeqësisht paten përkrahjen e një pjese të socialistëve të Tiranës. Kjo ishte e pritshme. Megjithë përpjekjet e mëdha që bëri elita politike dhe ushtarake e institucioneve të Kosovës për një marrveshje dhe të tejkalohet kjo, nuk u arrit. Kujtojm këtu marveshjen e Osllos të cilën edhe pse u pajtuan, LPK-istët e tërbuar nga urrejtja, kurrë nuk e zbatuan këtë, përkundrazi filluan zbatimin e listave të zeza. Filluan me Ministrin e Mrojtjes Ahmet Krasniçin, për të vazhduar me një listë të gjerë emrash nga elita politike dhe ushtarake e institucioneve përkatëse të Kosovës. Kjo formë misterioze e zhdukjeve në stilin e OZNA famkeqe, vazhdoj edhe pas lufte. Krijuan institucione fiktive dhe parti politike me emrin famoz “Parti të Dalura nga Lufta”. Qëllimi kryesorë i këtij emërtimi ishte të merrej pronsia absolute e luftës, mu ashtu si me pagzimin e UÇK-së. Ishin këto apetite të agjenturave nga jasht që rekrutuan bashkëpunëtorë për përqarje të unitetit, të luftës çlirimtare, për likujdimin e atdhetarëve shtetformues e deri edhe vrasje midis shokësh që të konkurojnë për kupolën e shtetit.
Drejtësia u vra. Prandaj janë sot në gjykatën speciale e gjith grupa kriminale që edhe Kosova si shtet po ua shef sherrin.
LPK duhet të largohet përfundimisht nga pretendimi se ajo është themeluese dhe pronare e luftës
E bëra një përshkrim të shkurtër të rrugtimit të rrezistencës së armatosur për të ardhur në përfundim të konkludimit se i tërë organizimi i mirfillt ishte në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës sepse vetëm atyre i besoi shumica dërmuese e popullit. Thirrjes për luftë ju përgjigjën pjesa dërmuese e popullit në forma të ndryshme. Luftën e bënë nën emblemen e UÇK-së për unitet sepse pjesa dërmuese besonin dhe respektonin Presidentin Rugova dhe institucionet profesionale. Këtë veprim e bënë sepse nuk donin përqarje dhe tju ndërprehej rruga armiqve. Këtë përkrahje dhe besim e treguan me voten e tyre pas lufte, me plebishit dhe i besuan Presidentit. Për të ardhur deri te e vërteta se kush i themeloj bërthamat e para të ushtrisë së Kosovës dhe cila është koha e saktë, duhet një debat me akterët kryesorë profesional në Kosovë dhe mërgatë. Fillimisht LPK duhet të largohet përfundimisht nga pretendimi se ajo është themeluese dhe pronare e luftës sepse realisht rrenë. Nese nuk e pranon këtë atëhere ajo do mbete e vetmuar me një grup të vogël njerëzish që nga uzurpimet dhe veprat e kqija, kan mbetur pak në krahasim me organizimin institucional. Bërthamat e para të ushtrisë së Kosovës janë dy grupet e para që ushtruan në Shqipëri. Komandanti i parë i tyre ishte Sali Çeku i cili komandoj grupen prej 32 ushtarëve dhe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar me 02.12.1, ka deklaruar Saim Tahiraj bashkëluftëtari i heroit Sali Cekaj, përcjellë Botapress.
Qiptaro-shqiptar me 02.12.1991.
Si simbol i themelimit të këtyre bërthamave janë katër komandantët e parë: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha. Nese pajtohemi të gjithë që këtë nismë institucional ta quajm UÇK, atëherë po kqyrim në unitet e po pajtohemi të gjithë. Sikur kjo të ndodhë që UÇK të jetë pronë e popullit të Kosovës, që nga themelimi e gjer më sot e jo pronë e një organizate politike ose grupacioni njerëzish jasht vendit e me plot gabime, do ishte vërtetë madheshtore ka thene Saim Tahiraj bashkeluftar i Heroit Sali Çekaj percjelle Botapress
Me 2 dhjetor 1991 Si simbol i themelimit të këtyre bërthamave janë katër komandantët e parë: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha. Nese pajtohemi të gjithë që këtë nismë institucional ta quajm UÇK, atëherë po kqyrim në unitet e po pajtohemi të gjithë. Sikur kjo të ndodhë që UÇK të jetë pronë e popullit të Kosovës, që nga themelimi e gjer më sot e jo pronë e një organizate politike ose grupacioni njerëzish jasht vendit e me plot gabime, do ishte vërtetë madheshtore.