Qytetarët e Kosovës këtë vit kanë përjetuar rritje të madhe të çmimeve, ndër to edhe çmimi i bukës. Kjo, si pasojë e rritjes së çmimit të drithërave.
Bazuar në statistikat e fundit të ASK-së, çmimi i drithërave dhe bukës është shtrenjtuar për 14.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, shkruan lajmi.net.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 7.1 për qind në muajin janar 2022, krahasuar me muajin janar 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.9%)”, thuhet në njoftim.
Përveç bukës, është rritur edhe çmimi i drunjëve dhe peletit në Kosovë.
Përveç rrymës, u shtrenjtuan edhe drutë e peleti – këto janë çmimet krahasuar me vitin e kaluar
Sipas statistikave të fundit të ASK-së, çmimi i lëndëve djegëse të ngurta si “dru zjarri” dhe “peleti”, janë shtrenjtuar për 12,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Në anën tjetër, norma e inflacionit janar 2022 krahasuar me janarin e vitit 2021 është 7.1 për qind. /Lajmi.net/