Sot dy vite më parë u votua Qeveria Kurti II nga 67 deputetë të Kuvendit të Kosovë pas fitores bindëse me 50.2 përqind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, shkruan Botapress.info
Lëvizja Vetëvendosje me partinë minoritare ad hoc Listën Guxo morrën 58 ulëse në Kuvend bash, ndërsa 67 vota i bënë edhe me grupin multietnik.
Ndërkaq, sot dy vite më pas, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është tkurrur me 3 deputetë më pak. Doarsa Kica Xhelili e cila ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haki Abazi i cili është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Grupi Parlamentar i saj, si dhe së fundi doli i pavarur edhe Fatmir Humolli.
Të gjitha këto largime buruan nga pakënaqësitë me Lëvizjen e kthyer në Parti, Vetëvendosjen. Tash kjo parti ka 55 vota pastërtisht të saj në Kuvned, ku për kalime të ligjeve mbetet nën mëshirën e grupit multietnik 6+./Botapress.info/