Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka vlerësuar Kosovën si një partner të rëndësishëm, duke i dhënë theks të veçantë përmirësimit të situatës së sigurisë.
I pyetur nëse Kosova mund të shihet si pjesë e NATO-s, çfarë duhet të bëjë Kosova që kjo të ndodhë dhe nëse FSK-ja do të mbështetet nga NATO, ai në konferencë tha se Kosova është një partner i rëndësishëm dhe se aktualisht më e rëndësishmja është që situata e sigurisë është përmirësuar.
“Natyrisht, Kosova është një partner i rëndësishëm, por ju e dini gjithashtu se ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, prandaj ekziston ky ndërlikim. Megjithatë, mendoj se për momentin gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë gjithçka për të siguruar që KFOR-i të jetë sa më i fortë”, ka deklaruar ai.
Rutte tha se sipas vlerësimit të NATO-s, situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë viteve të fundit.
“Për këtë arsye është marrë vendimi që KFOR-i të kthehet në nivelet që kishte para vitit 2023 sa i përket numrit të trupave. Aktualisht ka rreth 4,700 trupa dhe, në varësi të rrethanave, KFOR-i do të mbetet ende me një prani të konsiderueshme prej 3,000 deri në 3,500 trupash, duke vepruar natyrisht në bazë të mandatit dhe kornizës aktuale ligjore”, ka thënë Rutte.



Të tjera
Lajme
Rinumërohen 102 nga 185 vendvotimet në QNR
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka
Lajme
Aksion në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60 kilogramë marihuanë
Rreth 60 kilogramë substancë narkotike e
Lajme
Kuvendi me emra të rinj: Këta janë deputetët që sigurojnë mandatin për herë të parë
Pas përfundimit të procesit të numërimit