Rusia, vend që nuk e njeh Kosovën e pavarur, është deklaruar edhe një herë në lidhje me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre terrorist.
Sipas Aleksandar Grushkos, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, nuk ka një perspektivë për stabilizim afatgjatë.
Natyrisht, siç edhe pritej, Grushko ka bërë pretendime të pabaza e të përçudshme, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për dëbimin e serbëve.
“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështetet te shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së.” – citohet të ketë thënë Grusho sipas B92.