• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rusia me baza të reja ushtarake kundër zgjerimit të NATO-s

nga Bota Press
20 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu deklaroi të premten se Moska do të vendoste baza të reja ushtarake në perëndim të vendit në përgjigje të zgjerimit të NATO-s.

“Deri në fund të vitit, 12 njëri dhe divizione ushtarake do të vendosen në Rajonin Perëndimor Ushtarak”, – deklaroi Shoigu gjatë një mbledhje të transmetuar në televizionin shtetëror rus.

Ushtria ruse pritet të marrë më shumë se dy mijë njësi pajisjesh ushtarake dhe armë, shtoi Shoigu.

Presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainën pro-perëndimore më 24 shkurt, duke dërguar valë tronditëse në mbarë botën.

Fushata ushtarake e Moskës shkundi Suedinë dhe Finlandën, të cilat pas shumë dekadash paanshmërie, vendosën të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Kremlinit.

Procesi i pranimit pritet të zgjasë dy javë, ndërkaq ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare deri në një vit, kanë thënë diplomatët.

Pavarësisht se procesi i pranimit pritet të marrë kohë disa javë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

Nëse tejkalohen shqetësimet që ka Turqia dhe nisin bisedimet e anëtarësimit, atëherë këto dy shtete mund të bëhen anëtare brenda muajsh. Procesi zakonisht merr kohë tetë deri në 12 muaj, por NATO dëshiron që të lëvizë shpejt, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia për këto dy shtete nordike./Botapress.info/

Të ngjashme

Botë

Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë
  • E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë
  • ‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas
  • Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.