Një shtatë vjeçar ka mbetur i vdekur në Gjakovë dhe vdekja ka ndodhur si pasojë e rrymës derisa po bënte dush në banjo.
Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit Sheremet Elezaj.
Shtatëvjeçarit nga Gjakova ia marrin jetën telat e rrymës në banjë, po bënte tush
“Dje rreth orës 19:20 prej spitalit jemi njoftuar se viktima që ka qenë duke u trajtuar në spital për shkak të kontaktit me energjinë elektrike ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe Prokuroria dhe rastin është iniciuar si hetim i vdekjes.”, tha për lajmi.net Elezaj.
Botapress.info do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.