Gazetari Milaim Zeka dhe aktivisti Durim Jasharaj, kanë pasur një debat të ashpër në mes vete mbrëmë, derisa kanë shkëmbyer fyerje e sharje ndërmjet vete, shkruan Gazeta Botapress.
Derisa po diskutohej për protestat lidhur me shtrenjtimin e rrymës, ku në debatin e Kanal 10 i pranishëm ishte edhe Durim Jasharaj, personi nga shoqëria civile që kishte organizuar protestën e parë kundër shtrenjtimit të rrymës, gazetari Milaim Zeka ka analizuar këtë protestë, por që më pas e gjithë kjo ka kaluar në ofendime.
Fillimisht Zeka thotë se kjo pjesë e shoqërisë civile i duken si parashutist të Qeverisë, derisa Jasharaj ja ktheu që nuk preket nga ai pasi nuk i ka qëruar ende hesapet me drejtësinë e Kosovës.
Reagimi i Zekës ka qenë i ashpër ndaj kësaj deklarate.
“Rrugaçet sikur ti, ti je super rrugaç, ti je super zorrë e trash. Po kush m*tin është ky mem tregu a kam legjitimitet”, ka thënë Zeka.
Më poshtë keni debatin e ashpër në mes tyre. /Botapress.info/