Rruga Pejë – Kullë Rozhajë e pakalueshme për kamionë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë Rozhajë është e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës.

Sipas njoftimit të QKMK-së, për automjetet e udhëtarëve është e domosdoshme të jenë të pajisura me goma dimërore ose pajisje dimërore.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, nga reshjet e borës, është e pakalueshme për kamionë, ndërsa për automjete të udhëtarëve të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.

Të tjera