Më pas, veçoi deklaratën e Kurtit mbi atë se nuk mund t’ia dorëzoj një republikë demokratike një milicie fashiste.
Por, duhet thënë gjithsesi që aktivisti nuk e përmendi fare kritikën e shumëkritikuar të shefit të qeverisë ndaj Antony Blinken. Kujtojmë, i pari i ekzekutivit kosovar e apostrofoi paraqitjen mediale të njeriut të dytë të Administratës Biden si naive.
“E ngova Kryeministrin në CNN. Kryevepër “Unë po bashkëpunoj ngushtë me ShBA-të dhe BE-në, që janë miq, aleatë dhe partnerë të pazëvendësueshëm, por unë nuk mund t’ia dorëzoj një republikë demokratike një milicie fashiste”, ka shkruar ai.