Rritja e çmimit të energjisë ndikoi në ngritjen e kostos së ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat për indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë të vitit 2025, të cilat tregojnë për një rritje të çmimeve në sektorin e ndërtimit, si në krahasim me tremujorin paraprak, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kostoja e ndërtimit është rritur për 0,7%. Kontributet kryesore në këtë rritje vijnë nga energjia +5,5%, pagat: +2,0%, transporti: +1,8%, kostot e tjera: +1,3%, makineritë +1,0% dhe materialet +0,3%.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, IKN është rritur për 4,0%.

“Rritjet më të theksuara janë regjistruar në energjia: +26,9%, pagat: +6,7%, kostot e tjera: +3,7%, materialet: +3,5%, transporti: +3,4%, makineritë: +0,7%. Rritja e theksuar e kostos së energjisë mbetet një ndër faktorët kryesorë që po ndikon ndjeshëm në shtimin e përgjithshëm të kostove në ndërtim, duke reflektuar presione të vazhdueshme në treg. Ky indeks paraqet një tregues kyç për zhvillimet ekonomike dhe ndikon drejtpërdrejt në planifikimin e projekteve të infrastrukturës dhe investimeve private në ndërtim”, thuhet në njoftimin e ASK-së./KP/

Të tjera

Aktuale

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë

Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror

Lajme

Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë

Aktuale

Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot