Rritja e çmimit të derivatëve në shumë vende të Evropës duket se ka filluar të përcjellet edhe nga naftëtarët kosovarë.
Brenda pak ditësh janë vërejtur lëvizje të çmimit të naftës e benzinës. Kështu, 1 litër naftë ka arritur në 1.24 euro, derisa litra e benzinit 1.27 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se kriza në vendet evropiane ende nuk e ka prekur Kosovën, ndonëse nuk e ka mohuar që mund të ketë lëvizje të çmimeve në treg.
Megjithatë ai thotë se çmimet reale nuk shkojnë përtej asaj siç ka qenë para krizës, ku 1 litër naftë tregtohej me 1.20 euro dhe benzina me 1.22 euro. /Botapress.info/