Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë sot një vendim sipas së cilit profesorët që punojnë në institucione publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që obligohet ta deklarojnë pasurinë, shkruan Gazeta Botapress.
Ky vendi ka ardhur me propozimin dhe kërkesën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu. “Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai.
Përndryshe, deri tani zyrtarët e lartë dhe disa kategori në administratën publike kanë qenë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë. /Botapress.info./