Rritet çmimi i rrymës në Shqipëri, ja sa pritet të shkojë fatura

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë çmimet e energjisë për konsum.Kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut. Çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë (çmimi i sotshëm i tregut) për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ky vendim prek vetëm 4% të abonentëve familje, pasi 96% e tyre harxhojnë më pak se 800 kv/orë energji elektrike.

Me këtë plan, qeveria ka një plan të kursejë 100 milion lekë./Botapress.info/

 

ngjashme