Grumbullimi i personelit ushtarak nga Rusia që kërcënon Ukrainën ka të ngjarë të arrijë në 190 mijë trupa, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
“Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë grumbulluar midis 169,000-190,000 personel në dhe afër Ukrainës në krahasim me rreth 100,000 më 30 janar”, tha Michael Carpenter në një takim të OSBE-së mbi krizën në Ukrainë, në të cilin Rusia nuk mori pjesë.
Propagandë tipike ruse nga Lavrov: Mercenarë nga Kosova po dërgohen në Ukrainë
“Ky është mobilizimi më i rëndësishëm ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.
Ndryshe, tensionet po vazhdojnë mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase teksa sot është raportuar për dy ushtarë të plagosur. /Botapress.info/