Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja ndaj Iranit, në kundërpërgjigje të sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit, dhe rivendosën sanksionet mbi eksportet iraniane të naftës.
Kontratat futures për naftën Brent, standardi global i referencës, u rritën me 5.8%, duke arritur në 76.2 dollarë për fuçi në orën 01:00 sipas kohës lindore të SHBA-së (ET). Ndërkohë, nafta WTI, standardi amerikan, u rrit me 2.75%, në 72.38 dollarë për fuçi, raporton CNN.
Përshkallëzimi i ri i tensioneve nxjerr në pah brishtësinë e marrëveshjes paraprake të arritur mes dy vendeve, të cilat kanë përjetuar përplasje të përsëritura gjatë javëve të fundit.
Në reagim ndaj sulmeve të fundit amerikane, Irani akuzoi SHBA-në se ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit mes dy vendeve, duke u zotuar se do të japë një “përgjigje shkatërruese”.



Të tjera
Lajme
Pas oborreve të institucioneve, Peci i lëshon për vendparkime edhe oborret e shkollave
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka
Lajme
Kthehet në shtëpi gjilanasi i zhdukur dy ditë më parë
Gazeta Sinjali mëson se 33-vjeçari nga
Aktuale
Trump “shpall” rikthimin në luftë: Marrëveshja me Iranin mori fund
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se