Rrezikohet përplasja mes NATO-s dhe Rusisë: Moska kërcënon Lituaninë: Do t’ju sulmojmë nëse…

Moska ka kërcënuar Lituaninë pasi vendi i NATO-s bllokoi mallrat e sanksionuara nga BE që të arrinin në enklavën ruse të Kaliningradit.

Në deklaratën e tij Kremlini ka paralajmëruar për ‘veprime shumë të ashpra’ kundër Lituanisë pasi bllokoi dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar që të hyjnë në territorin rus, duke nxitur frikën e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë.

Të ngarkuarit me punë të Lituanisë në Moskë iu është komunikuar nëse transiti i mallrave nuk rifillonte në të ardhmen e afërt, Rusia rezervon të drejtën të veprojë për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

“Ne konsiderojmë provokim nga ana e palës lituaneze që shkelin detyrimet ligjore ndërkombëtare të Lituanisë, kryesisht Deklarata e Përbashkët e Federatës Ruse dhe Bashkimit Evropian të vitit 2002 mbi transitin midis rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e Moskës.

Senatori Andrey Klimov paralajmëroi se ky ishte “agresion i drejtpërdrejtë kundër Rusisë, fjalë për fjalë duke na detyruar që menjëherë t’i drejtohemi vetëmbrojtjes së duhur”.

Kreu i komisionit parlamentar për mbrojtjen e sovranitetit, u zotua se Rusia do ta zgjidhë bllokadën “në çfarëdo mënyre”.

Çdo sulm i drejtpërdrejtë rus ndaj shtetit anëtar të aleancës, Lituanisë, do të shihej si një akt lufte kundër NATO-s dhe mund të ndezë një luftë botërore.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis tha se vendi i tij thjesht po zbatonte sanksionet e vendosura nga BE.

Ai tha se masat e zbatuara janë marrë pas ‘konsultimit me Komisionin Evropian dhe sipas udhëzimeve të tij.’ “Mallrat e sanksionuara (do) nuk do të lejohen më të kalojnë transit në territorin e Lituanisë,” shtoi Landsbergis.

Ministria e Jashtme theksoi se nuk ka vendosur kufizime ‘të njëanshme, individuale ose shtesë’. Por Rusia nuk është dakord, me zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov, duke thënë: “Ky vendim është me të vërtetë i paprecedentë. Është shkelje e gjithçkaje.’

ngjashme