Një profesor universiteti rreth të 50-ave tha se tanket luftonin vetëm disa kilometra larg shtëpisë së tij dhe se disa nga luftimet në rrugë ishin edhe më afër.
“Ne po rrimë në shtëpinë tonë në një bodrum”, tha ai, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.“Jam unë dhe gruaja ime, dy djemtë dhe nëna ime 80-vjeçare. Djemtë i mbajmë në bodrum shumicën e kohës”, shtoi ai.
Ai tha se është etnik rus dhe se rusishtja është gjuha e tij e parë, por se është në proces të mësimit të ukrainishtes.
“Mendoj se kjo është gjëja e duhur për të bërë”, tha ai.
“Kam filluar para dy ose tre vjetësh ta përdor në punë dhe së fundmi kam filluar të flas ukrainisht në biseda private.”Ai shtoi se ai gjithashtu besonte se forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e plotë të Kharkiv – siç ka pretenduar guvernatori i qytetit.
“Edhe grupet që hynë në qytet u vranë ose u shkatërruan me sa di unë,” tha ai./Botapress.info/