Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, është transmetuar për herë të parë intervista e realizuar para disa vitesh e Fatmira Hajdari gruas së martirit të demokracisë, Azem Hajdari, i cili ishte një prej personazheve më të rëndësishëm të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, ku rreth 25 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua.
Fatmira Hajdari si rrallë herë tregoi vështirësit e të qënit gruaja e një politikani tejet të rëndësishëm gjatë asaj periudhe në Shqipëri. Ajo u shpreh se në shumicën e kohës bashkëshorti nuk ishte në shtëpi dhe shtëpinë, fëmijët e gjithçka tjetër i kishte vetë përsipër.
Ajo ndër tjera foli për vështirësit e mëdha që i kaloi atë kohë, ku tha se jetën e saj me të gjitha ndodhitë ndër vite e sheh si një film.
“Në qoftëse ka një grua politikani që ka fjetur me pistoletë nën jastëk, me automatik nën krevat, e kërcënuar në çdo kohë jo vetëm nga brënda por edhe nga jashtë, jam unë. Kur i kujtoj tani më duken ëndërra. Në qoftëse do të bëhej një film do të bëhej një film shumë fantastik.”, tha ajo.
Pjesë nga rrëfimi i saj:
https://www.youtube.com/watch?v=yHtExbtk3wg&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=2C_QaORnFjQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI