Rrahu motrën dhe e përzuri nga shtëpia- Kjo është “qytetaria” e Radogoshit që i quajti katunarë Malishevën e Klinën

Sevdai Radogoshi, i njohur me nofkën “Qumili”, e kishte dhënë dje një deklaratë kontraverse për sa i përket aktorëve nga fshatrat e Malishevës dhe Klinës.

“80 për qind 90 për qind me i pyet a ke qenë ndonjëherë ne teatër para studimeve. Ani do katunëve anej Klinës, Malishevës. Kurrë s’kanë ditë çka është teatri”, ka thënë Qumili.

Por, Radogoshi përderisa i quajti ata katunar vetë në vitin 2018 kishte dalur para Gjykatës pari rrahu motrën e tij.

LEXO EDHE KETE

Halil Kastrati i bëri me shtëpi, por ka disa muaj që 40 familje në Mitrovicë nuk kanë energji elektrike

‘Qumili’, ishte akuzuar nga Prokuroria për rrahje ndaj motrës së tij Floranta Radogoshi.

Sipas aktakuzës në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje në mes tyre, duke i kërkuar që e dëmtuara ta lirojë shtëpinë, i akuzuari dyshohet se i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës dhe për një moment përdor forcë ndaj saj, duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe më pas e tërheq për hunde.

Me këto veprime i akuzuari Sevdai Radogoshi, dyshohej se ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor./Botapress.info/

ngjashme